Sporti

Ishte njëri nga futbollistët më të rëndësishëm, Rodri vazhdon kontratën me Manchester Cityn

06/23/2022 23:09
nga:Mergim Rreci

Manchester City, sipas AS, ka rënë dakord me Rodri për të rinovuar kontratën e mesfushorit spanjoll.

I nënshkruar nga Atletico Madrid në vitin 2020 për 70 milionë euro, vlera e klauzolës së lirimit, Rodri, 26 vjeç, është imponuar, veçanërisht në sezonin e fundit, si një figurë lider në skuadrën e Pep Guardiolës dhe kampionët e Anglisë nuk hezituan të kalojnë në vazhdim të kontratës për tre vjet, përcjell GazetaBlic Sport.

Përveç qëndrimit te Manchester City deri në vitin 2027, Rodri (46 ndeshje dhe 7 gola sezonin e kaluar) do të ketë një rritje të konsiderueshme page.