Lajme

“Ishte moment afërsie”, Pallati Elysee mohon goditjen e Macronit nga gruaja

05/26/2025 12:17
nga:G B

Zyra e presidentit francez, Emmanuel Macron ka hedhur poshtë një incident në të cilin gruaja e tij, Brigitte dukej se e goditi atë ndërsa çifti mbërriti në Vietnam në fillimin e një turneu në Azinë Juglindore.

Në videon e cila është bërë virale në “X”, Brigitte dukej se e shtyu burrin e saj përpara se ai të zbriste nga avioni presidencial.

Një zyrtar i Elysee hodhi poshtë pretendimet për një goditje, duke mohuar se ka pasur debat mes çiftit, i cili është i martuar që nga viti 2007.

“Ishte një moment kur presidenti dhe gruaja e tij po pushonin për herë të fundit para fillimit të udhëtimit duke qeshur. Ishte një moment afërsie”, tha zyrtari, sipas Reuters.

Vizita e Macronit në Vietnam, e para nga një president francez në pothuajse një dekadë, vjen pasi ai synon të rrisë ndikimin e Francës në ish-koloninë e saj.