E ardhmja e Luis Enrique vazhdon të jetë gjithnjë e më afër Chelseat.
Trajneri është rikthyer pasditen e sotme në Barcelonë pasi ka udhëtuar në Londër mëngjesin e sotëm për t’u takuar me përfaqësuesit e skuadrës angleze, përcjell GazetaBlic Sport.
Luis Enrique është kthyer nga udhëtimi i tij në kryeqytetin e Anglisë, ku ka udhëtuar i shoqëruar nga djali dhe përfaqësuesi i tij Iván de la Peña.
Kur u pyet nga gazetarët në lidhje me të ardhmen ai tha: “Unë vij nga Formentera! Është një ishull i mrekullueshëm, një ishull parajsor”, deklaroi ai me ironi.
/GazetaBlic Sport/
? LUIS ENRIQUE EN SU LLEGADA DE LONDRES
? "Si hacéis la famosa haka os respondo. ¡Vengo de Formentera! Es maravillosa, una isla paradisíaca".
✈️ Ha viajado con su hijo Pacho e Iván de la Peña.
[?: @monfortcarlos / @juliclaramunt] pic.twitter.com/lMYxCzi8ET
— Jijantes FC (@JijantesFC) April 5, 2023


