Sporti

“Isha i bindur për të goditur në atë mënyrë”, Messi: E vuajta psikologjikisht!

07/05/2024 13:39
nga:E K

Argjentina ia doli të kualifikohej për në gjysmëfinalen e Kupës së Amerikës mes vuajtjesh përballë Ekuadorit.

Kampionët e Botës, kaluan vetëm pas goditjes së 11-metërshave falë saktësisë së portierit Emiliano Martinez, teksa Lionel Messi gaboi penalltinë e tij duke rikthyer makthe të së kaluarës në këtë kompeticion. Megjithatë, pas sfidës, ylli argjentinas theksoi se skuadra e tij tashmë ka fituar siguri kur vjen puna te penalltitë për shkak se në portës është pikërisht një si Martinez.

“Penalltia e humbur? Isha i bindur për ta goditur në atë mënyrë (panenka). Ia kisha shprehur këtë edhe portierëve të kombëtares. Në fund u nervozova shumë që e humba penalltinë. Por, për fat kemi një si Martinez në portë, është rritur shumë. Tani edhe ne kemi më shumë besim kur ndeshja shkon te penalltitë, edhe para sfidës diskutuam me Martinez dhe ai bënte shaka nëse ndeshja do të vendosej nga 11-metërshat. Na siguroi se duhej të qëndronim të qetë pasi ai do të mendonte për gjithçka.

Dëmtimi? Nuk ishte ndonjë problem i madh, më shumë më rëndoi dhe frikësoi në aspektin psikologjik. U mundova ta kaloja atë moment duke u stërvitur pak nga pak, pa rrezikuar. Isha pak i frikësuar, por në fund gjithçka shkoi mirë dhe isha gati për të luajtur”, u shpreh Messi.