Sporti

Ish-portieri i Anglisë kritikon Tudorin: Gjesti i tij do jetë shkatërrues për Kinsky

03/11/2026 10:19
nga:L J

Igor Tudor bëri një veprim të rrallë kur nxori jashtë loje portierin e tij Antonin Kinsky në minutën e 17-të të një ndeshjeje të Ligës së Kampionëve, pasi ai kishte pësuar tashmë tre gola.

Tottenham humbi ndeshjen e parë të raundit të 16-të të Ligës së Kampionëve kundër Atletico (5:2), dhe veprimi i Tudor u bë temë diskutimi në botën e futbollit.

Kritika për trajnerin e Spurs kishe Paul Robinson.

“Trajneri sigurisht që nuk e ndihmoi. Askush nuk do ta kuptojë se ku është Kinsky mendërisht, përveç nëse je portier. Është i vetmuar. Do të jetë shkatërruese për Kinskyn. Nuk do të habitem nëse ai do të qante. Është e vështirë për ta pranuar”, tha Robinson, duke shtuar:

“Është egoizëm nga ana e trajnerit. Ai e di që nuk do të qëndrojë këtu për shumë kohë. Nuk kam parë kurrë diçka të tillë në të gjithë karrierën time. Është e qartë se po e bën këtë për mbijetesën e tij, pa marrë parasysh portierin e ri. Igor Tudor nuk është njeriu i duhur dhe nuk është në vendin e duhur. Ke nevojë për dikë që do t’i mbështesë lojtarët, jo t’i kritikojë ata. Nuk ke nevojë që lojtarët të kthehen kundër teje”, përfundoi Paul Robinson.

/GazetaBlic Sport/