Sporti

Ish mesfushori, Diar Miftaraj: Ballkani ka krijuar një super skuadër, mund ta kalojnë Ludogoretsin – besoj se Daja mund t’i dërgojë edhe sivjet në grupe

07/18/2023 12:41
nga:L J

Ish mesfushori i njohur kosovar i Ballkanit, Diar Miftaraj beson se skuadra nga Suhareka mund ta kalojë Ludogoretsin nesër.

Skuadra e Ballkanit nesër do të ballafaqohet me Ludogoretsin në ndeshjen e kthimit të raundit të parë kualifikues për Ligën e Kampionëve. Ekipi kosovar ka avantazhin 2-0 nga ndeshja e parë që u luajt para një jave në kryeqytet, shkruan GazetaBlic Sport.

Miftaraj thekson se Ballkanin e pret ndeshje e vështirë – por nëse “Xhebrailat” luajnë sikurse para një jave, atëherë nuk do kenë aspak probleme për kalimin e turit.

“Nesër ekipin e Ballkanit e pret një ndeshje e vështirë, por unë mendoj që me lojën që ka tregu ekipi në duelin e parë, atëherë pa problem e ruan këtë rezultat dhe kalon tutje”, tha fillimisht Miftaraj për ‘GazetaBlic Sport’.

Ai më pas theksoi se Ballkani ka krijuar ekip fantastik, teksa mund ta përsërisin kualifikimin në grupe përsëri.

“Ballkani ka formuar një super skuadër edhe pa dyshim që merita kryesore është e trajnerit Ilir Daja. Besoj që edhe sivjet mundet me dërgu Ballkanin në grupe sikur vitin e kalum”, përfundoi ai.

Kujtojmë se ndeshja mes Ballkanit dhe Ludogorets luhet nesër në Razgrad me fillim nga ora 20:00.

/GazetaBlic Sport