Sporti

Ish mbrojtësi i Chelseat: Lukaku është transferimi më i dobët në histori!

07/26/2022 13:28
nga:L J

Ish-mbrojtësi i Chelseat, Glen Johnson, beson se Romelu Lukaku është transferimi më i keq në historinë e Chelseat.

Lukaku mbërriti në Chelsea për herë të dytë verën e kaluar për një shifër rekord të klubit prej 97.5 milionë funtesh, por nuk arriti të lë gjurmë – duke shënuar vetëm tetë gola në Premier League dhe duke u kthyer në Inter në huazim këtë merkato.

Johnson mendon se sulmuesi u përpoq të ndryshonte lojën e tij dhe vuajti si rezultat i kësaj.

“Për momentin, po Lukaku është transferimi më i keq në historinë e Chelseat, thjesht për shkak të shumës së parave, madhësisë së marrëveshjes dhe sa i dobët ishte”, tha ai për Genting.

“Unë mendoj se Premier League është shumë e shpejtë për të. Unë mendoj se ai duhet të kthehet në bazat dhe të kuptojë se në çfarë është i mirë. Ai është më se i aftë dhe mund të shënojë gola, por mendoj se ai po përpiqej të bënte më shumë se mundet”, përfundoi ai.

/GazetaBlic Sport