Sporti

Ish mbrojtësi i Brazilit “çartet” pas ndeshjes: Këta lojtarë nuk kanë as qëndrim në fushë, Neymar me një këmbë është më i miri

03/26/2025 09:12
nga:Lorik J

Ish-mbrojtësi i Brazilit, Felipe Melo, ka postuar një video duke kritikuar qëndrimin e kombëtares gjatë derbit të Amerikës së Jugut ndaj Argjentinës.

Argjentina fitoi duelin ndaj Brazilit me rezultatin 4-1, në një ndeshje që ishte e mbushur me spektakël, shkruan GazetaBlic Sport.

Pas fishkëllimës së fundit, Felipe Melo, ish-mesfushori brazilian me 22 paraqitje dhe dy gola, shpërtheu në rrjetet sociale.

Ai kritikoi lojtarët brazilianë dhe tha se Neymar edhe me një këmbë është më i mirë se i gjithë skuadra braziliane.

“Këta lojtarë janë shumë të mirë për të pasur një qëndrim kaq të keq. Nëse dikush thotë se nuk kemi nevojë për Neymar, do ta bllokoj menjëherë. Neymar, edhe me një këmbë, është ende numri 10 i vërtetë i Brazilit dhe luan më mirë se skuadra aktuale e Brazilit!” , ishte reagimi i Felipe Melo në rrjetet sociale.

/GazetaBlic Sport