Sporti

Ish lojtari i kombëtares së Arabisë Saudite me deklaratë të fuqishme: “Mancini është frikacak dhe gënjeshtar”

01/18/2024 13:52
nga:Lorik J

Arabia Saudite e mundi Omanin me rezultat 2:1 në raundin e parë të Grupit F të Kupës së Azisë dhe tani duhet të përballet Tajlandën dhe Kirgistanin. Edhe pse skuadra e trajnerit Roberto Mancini hyri në garë me tre pikë, eksperti italian u kritikua nga reprezentuesi saudit në pension dhe ish-sulmuesi Yasser Al Qahtani, i cili ka 112 paraqitje dhe 42 gola për atë vend.

Para ndeshjes me Omanin, Mancini përjashtoi tre futbollistë të kombëtares pasi nuk pranuan të ishin pjesë e ekipit nëse nuk do të luanin që në minutën e parë.

“Unë do të vendos se kush do të luajë”, tha Mancini në konferencën për shtyp dhe më pas e quajti të çuditshme të gjithë situatën.

Më pas doli Al Qahtani, i cili nuk është dakord me Mancinin.

“Nuk kam takuar një frikacak më të madh se Mancini. Ai nuk e meriton të drejtojë ekipin kombëtar. Ai është një frikacak mosrespektues me kompleks psikologjik. Një lider cilësor duhet të mbrojë ata që drejton. Mancini shkarkoi lojtarë që i shërbenin futbollit saudit?” pyeti Al Qahtani, transmeton Gazzetta dello Sport.

“Do të nis një hetim për të verifikuar gjithçka ka thënë Mancini”

“Mancini është një gënjeshtar. Ai tha se i pyeti lojtarët nëse ishin të lumtur të ulen në stol. Është normale që ata thanë “jo”. Një lojtar që nuk do ta thoshte këtë nuk është ambicioz dhe nuk e meriton të jetë pjesë e kombëtares”, beson Al Qahtani.

“Mancini akuzoi lojtarët për mungesë patriotizmi. Askush nuk mund ta bëjë këtë. Unë do të nis një hetim për të verifikuar gjithçka që ai tha. Mendoj se ai përfundimisht do të dëshirojë të largohet nga kombëtarja”, shtoi ish-sulmuesi i Al Qadsiah, Al Ain dhe Al Hilal.

/GazetaBlic Sport