Sporti

Ish-lojtari i kombëtares gjermane filmoi aksidentin ku theu klavikulën, publikon pamjet

07/23/2023 20:32
nga:Lorik J

Ish lojtari i kombëtares gjermane të futbollit, Patrick Owomoyela ka pësuar një lëndim të rëndë pas së cilës përfundoi duke iu nënshtruar një operacioni.

Owomoyela po ngiste një biçikletë me shpejtësi të madhe kur u rrëzua dhe pësoi aksident. Gjermani ishte duke filmuar udhëtimin e tij, ndaj është regjistruar rënia e rëndë, të cilën e ka shpërndarë në rrjetet sociale, përcjell GazetaBlic Sport.

Owomoyela theu klavikulën e tij. Bild shkruan se ai është operuar të martën, një ditë pas aksidentit. Gjithçka shkoi mirë për ish-lojtarin e Werder, Arminia dhe Borussia Dortmund. Owomoyela ka luajtur 11 ndeshje për kombëtaren gjermane. Me Borussia ka qenë kampion i Gjermanisë në vitet 2011 dhe 2012.

/GazetaBlic Sport

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Patrick Owomoyela (@owomuck)