Ish kryeinspektori i AKI-së, Burim Ramadani, ka thënë se NATO nuk duhet të qëndrojë neutrale pas situatës në veri, pasi është shkelja më flagrante e Marrëveshjes Tekniko Ushtarake midis Serbisë dhe NATO të vitit 1999, raporton Gazeta Blic.
Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se Serbia duhet të ndëshkohet për shkelje të marrëveshjes së sigurisë me NATO sipas standardit të reagimit ushtarak të NATO.
Postimi i tij i plotë:
A është kjo shkelja më flagrante e Marrëveshjes Tekniko Ushtarake midis Serbisë dhe NATO të vitit 1999?
NATO të mos qëndrojë neutrale.
Serbia të ndëshkohet për shkelje të marrëveshjes së sigurisë me NATO sipas standardit të reagimit ushtarak të NATO.


