Lajme

Ish-koloneli i PK-së: Integrimi i “Rojave të Urës dhe “MUP-it” veprimtari e rrezikshme, s’kemi bërë asgjë

07/03/2024 22:41
nga:G B

Rrahman Sylejmani, ish-kolonel në Policinë e Kosovës, ka thënë se ish-polici serb, Aleksander Vlajiq i arrestuar për spiunazh ka qenë pjesë e pijetarëve të MUP-it serb, që ishte integruar në Policinë e Kosovës.

Sylejmani ka treguar se e ka njohur atë personalisht, po që atëherë Vlajiq nuk ka pasur ndonjë pozitë.

Ai duke folur për vendimin që integrimi i pjesëtarëve të grupit “Rojat e Urës” dhe MUP-it serb, ka qenë me rrezik të madh dhe se nuk ka dhënë ndonjë efekt.

Ai ka ndarë përvoja nga praktika, ku ka thënë se shumë plane operative kanë dështuar ku këta pjesëtarë e kanë kuptuar, pavarësisht se janë munduar ta mbajnë fshehtë.

“Integrimi i grupeve “Rojat e Urës” dhe MUP-it serb, është kanë një veprimtari me rrezik të lartë dhe u tregu që s’kemi bërë asgjë, vetëm se ua kemi ndërrua petkun, prej rojeve të urës, pjesëtarëve të MUP-it ua ke veshur uniformat që kemi pas ne. Më kujtohet mirë çdo plan operativ që ka qenë edhe pse u mundofshim me i ruajt ato senet kofidenciale por në momentin kur e merreshin vesh dështonte aksioni”, ka thënë ai në emisionin “Këndi i Debatit” në Tëvë 1.

Për arrestimet e fundit të disa personave të dyshuar për spiunazh, Sylejmani ka thënë se kjo tregon efikasitet të institucioneve të sigurisë.