Sporti

Ish-kapiteni i Juventusit i ashpër pas eliminimit: Pa identitet, lojë e lojtarë. A do e mbajnë trajnerin?

03/16/2022 23:53
nga:Mergim Rreci

Claudio Marchisio ka analizuar eliminimin e Juventusit nga Liga e Kampionëve.

Ish-mesfushori ka bërë analizën e ndeshjes dhe sipas tij, problemi që shumëkush sheh te fakti që Dybala nuk u aktivizua më herët në sfidën me Villarreal, nuk është në fakt ajo që duhet të shqetësojë ndjekësit e ekipit e jo vetëm, përcjell GazetaBlic Sport.

“Problemet janë shumë më të thella. Nëse prej tre vitesh del që në fazën e parë me eliminim direkt, atëherë është një problem identiteti, lojë dhe lojtarësh. Nuk mund të ndryshonte një lojtar i vetëm ndeshjen.

Tani duhet kuptuar se çfarë duhet ndryshuar. A do të vazhdohet me trajnerin? A do të ndryshohen disa senatorë pasi është momenti për të ndryshuar? Juventusi duhet t’i japë një përgjigje këtyre pyetjeve”, tha futbollisti i cili ka luajtur nga vitit 2006, deri në vitin 2018 me Juventusin.

/GazetaBlic Sport/