Radomir Dimic thotë se nuk e ka befasuar vendimi i Listës Serbe për bojkotimin e shkarkimit të kryetarëve shqiptar, raporton GazetaBlic.
Dimic, ish-gazetar, thotë për GazetaBlic se, Lista Serbe nuk punon pa instrukcionet e Beogradit.
“Kur është në pyetje koalicioni i Listës Serbe me Qeverinë e Kosovës, asgjë nuk më befason, sepse të gjithë e dijmë që Lista Serbe asgjë nuk punon pa instrukcionet e Beogradit. Mua kjo e tëra më duket si një treg i egër politik, i cili punon në dëm të qytetarëve të tij”, tha dIMIC.
“A është kjë ajo Lista Serbe e cila i thirri sërbët e Mitrovicës së veriut që ta bojkotojnë peticionin për shkarkimin e të gjithë kryetarëve tëkomunitetit shqiptar, të atyre komunave, e tani e kundërshtojnë të njejtin peticion. Nuk është aspak vështirë që të konkludohet se e tëra kjo bëhet me rekomandimin e dikujt tjetër si dhe e urdhërave e atyre më lartë, që ti lëshojn të gjitha institucionet e Kosovës. Kjo do të thotë se është një lojë jo serioze me ata njerëz atje”, tha Dimic.
Sipas tij, bojkotimi i zgjedhjeve nuk është i kuptimtë dhe i pabazë.
“Në të vërtetë kjo arsye për bojkotimin e zgjedhjeve të 21 Prillit të cilat janë caktuar nga KQZ- ja e Kosovës është shumë i pakuptimët dhe i pabazë, sepse kryetari i Listës Serbe, thirret në atë kinse numri i shqipëtarëve në ato komuna është rritur për 433%, e cila me asgjë nuk është argumentuar dhe së fundi se çfarë lidhje ka Kurti me këtë”, tha Dimic.
Sipas Dimicit, vazhdimi i krizës në veri të Kosovës është e vetmja arsye pse erdhi Lista Serbe me këtë vendim, teksa shton edhe kundërshtimin e Serbisë për anëtarësimin e Kosovës në KiE.
“Unë mendoj që diçka tjetër është në pyetje, e kjo është që të vazhdoj kriza politike në këtë pjesë të Kosovës. Por, edhe për faktin që Sërbia po e kundërshton pranimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, për arsyse se para ca ditësh Aleksandër Vuqiq e formoi grupin punues për ta kundërshtuar pranimin e Kosovës në këto institucione, e që është, mendoj unë, në kundërshtim me Marrëveshjen e Brukselit e dakorduar ndërmjet Prishtinës e Beogradit, nën mbikqyrjen e faktorit ndërkombëtar, lidhur me atë që mos të pengohet Prishtina në qarqet e Organizatave Ndërkombëtare”, tha Dimic.
“Kjo politik fatkeqësisht nuk shpie askund, pasi që kjo nuk është në frymen e dialogut dhe të implementimit të obligimeve të vilat të dy palët i kanë pranuar në dialogjet tripalëshe”, shton ai.
Gogiç: Serbët në veri nuk i besojnë më Listës Serbe


