Lajme

Ish-eprori i UÇK-së në zonën e Vushtrisë në gjendje të rendë shëndetësore

04/18/2024 12:45
nga:N K

Ish-eprori i UÇK-së në zonën e Vushtrisë, Gani Imeri është në gjendje të rëndë shëndetësore.

Familjari i tij, Naser Imeri përmes rrjetit social “Facebook”, njoftoi se komandanti Imeri është nën kujdesin intensiv mjekësor.

“Informim mbi gjendjen shëndetësore të Komandant Gani Imeri. Nën kujdesin intensiv mjeksorë, mbajm shpresen te Zoti, se vëllau jonë do ta përballoj edhe këtë sfidë. Falënderojmë secilin nga ju për thirrjet, mesazhet dhe kujdesin tuaj për gjendjen shëndetësore të Komandantit, Gani Imeri”, thuhet në njoftimin e tij.