Situata me energjinë elektrike në vend dhe konkretisht mungesa e saj ka sjellë një problematikë mjaft të mprehtë tek qytetarët në këto ditë të ftohta dimri, raporton Gazeta Blic.
Dje si pasojë e mosfurnizimit me avull nga KEK, Termokos ka ndërprerë furnizimin me ngrohje në kryeqytet.
Megjithëse sot u njoftua nga KEK se është lëshuar në punë njësia B1 dhe ka ngrohja qëndrore në Prishtinë, situata vazhdon të mbetet jostabile.
Ish-drejtori i KEK-ut në difizionin e prodhimit të qymyrit, Muhedin Haxhiu, tha për “Gazeta Blic” se e gjithë kjo situatë po ndodh për shkak mospërgjegjësisë dhe moskryerjes së punëve nga ana e përgjegjësve.
Haxhiu tha se bilanci energjitik bëhet para fillimit te vitit i cili parashef të gjitha nevojat.
Ai tutje shprehet se ose bilanci nuk është berë mirë ose nuk është realizu.
“Asnjë befasi nuk ka ndodhur tek ne që të kemi këtë krizë. Nëse do të ishte një furtunë e madhe që ka prish rrjetin dhe ka bërë ndonjë avari të madhe, ajo mundet me qenë incident. S’ka ndodh asgjë për me ardhë në këtë gjendje, gjithçka ka të bëjë me mospërgjegjësinë dhe moskryerja e punëve të përgjegjësve.Thelbi i këtij problemi ka të bëjë me atë që bilanci elektroenergjitik bëhet dhe ai i parashef të gjitha.Mosrealizimi i bilancit elektroenergjetik per furnizim, s’ka asnjë ndryshim për furnizim si ne vitet paraprake.Bilanci gjithë bahet para fillimit te vitit i cili parashef te gjitha nevojat per furnizim në bazë të nevojave.Ose bilanci nuk është berë mirë ose nuk është realizu”
“Tregun nuk mundet askush ta dirigjojë sepse jemi shtet kapitalist pra ekeonomi e tregut të lirë dhe askush nuk mundet të na kushtëzojë se sa harxhojmë. Energjitika është me e veqantë,nuk është një artikull i rëndomtë, gjithçka duhet me shku sipas ligjeve të ekonomisë së tregut të lirë. Ti kur je i varur nga tregu s’mundesh ta dirigjosh çmimin. Bilanci bëhet çdo vit për me i parapa sfidat dhe problemet dhe ti nuk ti nuk ke asgjë të panjohur që të mund të bësh planin” deklaroi Haxhiu për “Gazeta Blic”
Kryeministri i vendit, Albin Kurti, deklaroi se kjo situatë po ndodh si shkak i vendimeve të këqija që janë marrë në dy dekadat e fundit.
Kurti u zotua se do të sigurojë furnizim të plotë me enrgji elektrike për qytetarët.
“Zotohem për sigurim të furnizimit, megjithatë na duhet së bashku ta tejkalojm. Po vuajmë pasojat e vendimeve të kqija për dy dekada, por, ja që ishte më me leverdi të vidhej nga KEK-u se sa të investohej në KEK. Ata që na sollen në këtë ditë le të na kursejnë nga leksionet”, ka thënë Kurti para medieve.
/Gazeta Blic/
Njofton KEK: Lëshohet në punë njësia B1 dhe ngrohja qendrore për Prishtinë
Ministrja Rizvanolli sqarohet për shpenzimin “joystickëve” të videolojërave