Lajme

Albin Kurti: Dy blloqe të Termocentralit ‘Kosova B’ jashtë funksionit, shkak avaritë e paparashikuara

12/15/2021 18:29
nga:M K

Kryeministri Kurti ka dalë në një konferencë të përbashkët për medie, me ministren e Ekonomisë, Artane Rizvanolli.

Kurti dha detaje nga gjendja momentale me energji elektrike, përcjell GazetaBlic.

Ai shtoi se momentalisht dy blloqe të termocentralit Kosova B janë jashtë funksionit.

“Dy blloqe të termocentralit Kosova B janë jashtë funksionit. Kjo për shkak të avarive të paparashikuara”, tha fillimisht Kurti.

Ndërkaq, kryeministri premtoi angazhim rreth kësaj çështje, ku parashihet ndarje e buxhetit për ta ndihmuar importin e furnizimit me energji elektrike.

/GazetaBlic/