Lajme

Ish-diplomati thotë se as nesër s’do të ketë ndryshim: VV’ja nuk i ka numrat, opozita nuk po dëshiron të qeverisë

04/24/2025 10:43
nga:Genita C

Ish-diplomati, Avni Arifi komentoi situatën në Kuvendin e Kosovës, duke theksuar se nuk duket të ketë ndonjë ndryshim të menjëhershëm.

Ai për GazetaBlic theksoi se problemi nuk është individët si Albulena Haxhiu, por mungesa e 61 votave të nevojshme për pozitën, ndërsa opozita refuzon të qeverisë për një vit.

Sipas tij, ky impas politik po rrezikon të dëmtojë shpresat për zhvillimin e shtetit dhe mirëqenien e qytetarëve të Kosovës.

“Nuk po duket se njëherë përnjëherë do të ketë ndryshim. Nuk është halli te Albulena apo te kushdo tjetër, halli është se pozita nuk i ka 61 vota, kurse opozita nuk po don të qeverisë për një vit. Nuk po duket shpresa për shtetin dhe qytetarin e Kosovës”, tha Arifi për GazetaBlic.

LDK-ja mbetet e pandryshuar për votimin e kryeparlamentares, Quni: Zotimet tona nuk kanë afat skadence