Deputeti i LDK-së, Anton Quni, ka theksuar se zotimet e partisë së tij nuk kanë afat skadence, duke iu përgjigjur pyetjes nëse LDK-ja do të ndryshojë qëndrim lidhur me votimin për kryeparlamentaren e VV-së në seancën e gjashtë të Kuvendit të Kosovës nesër, raporton GazetaBlic.
Quni ka theksuar se qëndrimi i LDK-së mbetet i pandryshuar për këtë çështje.
“Zotimet tona nuk kanë afat skadence”, tha Quni për GazetaBlic.
Ndryshe, Deputetët dështuan edhe në përpjekjen e pestë ta konstituonin Kuvendin e Kosovës.
Kandidatja e Lëvizjës Vetëvendosje, partisë fituese të zgjedhjeve, Albulena Haxhiu, dështoi të zgjidhej kryetare.
Opozita e kundërshtoi përsëri emërimin e Haxhiut.
Kryesuesi i seancës, Avni Dehari, njoftoi se seanca e ndërprerë do të vazhdojë të premten në orën 10:00.