Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka realizuar së fundi një vizitë në Bruksel. Në kuadër të qeverisjes së tanishme kjo është hera e dytë që Kurti shkon drejt Brukselit e ku padyshim diskutohet rreth dialogut.
Por lidhur me këtë së fundi ka reaguar edhe ish-aktivisti i Lëvizjes Vetëvendosje, Naim Ramizi.
Madje Ramizi i ka përkujtuar Kurtit edhe një nga parullat më të njohura që shpesh herë i mundësuan Vetëvendosjes të merrte përkrahje të madhe ndër vite e që njihej si “Jo negociata, Vetëvendosje”.
Por këtë herë ai e ndryshoi duke e bërë “Negociata, jo Vetëvendosje”.
Ramizi madje tha se “neve na dërgove drejt vdekjes për të kundërshtuar negociatat, e sot po ulesh paturpërisht në tavolinën e turpit”.
Poashtu ai përmendi edhe deklaratën e fundit të kryeministrit Albin Kurti ku ndër të tjerash tha se shumë kriminelë të luftës u bënë krerë partish.
Ish aktiviti i dërgoi të fala Kurtit pikërisht me këtë porosi.
“Të fala nga një “kriminel”.



