Mustafa ka qenë i ftuar në “Context”, në ATV ku ndër të tjerash ka folur edhe për dialogin dhe qasjen e qeverisë në bisedime.
Ish kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka thënë se Albin Kurti ka frikë nga dialogu me Serbinë.
Mustafa ka qenë i ftuar në “Context”, në ATV ku ndër të tjerash ka folur edhe për dialogin dhe qasjen e qeverisë në bisedime.
“Albin Kurti shof se ka frikë, sepse cdo njëri që hynë aty nuk mund të del prej dialogut si hero, nëqoftë se hynë në dialog dhe ulesh në tavolinë që të bisedosh me Serbinë athëre është e pa mundur që vetëm ti si palë ti realizosh vetëm kërkesat e tua pa i realizur edhe pala tjetër kërkesat e veta. Në këtë rastë nuk mundesh me dal me thënë që vetëm unë jam fitimtar nga dialogu, sepse vetë fakti që është dialog të dy palët i maksimalizojnë kërkesat e veta“, tha Mustafa në “Context”.
Ndërsa i pyetur se a keni ju frikë që Kosova mund të pësojë në një mënyrë ose tjetër, Mustafa ndihet i frikësuar që Kosova mund të pësojë.
“Mendojë që ne mund të pësojmë sepse nuk shof se Serbia ka cka të pësojë në këtë në këtë pjesë sepse Serbia në një formë ndërkombëtarishtë është një shtet i konsuliduar, anëtare e OKB, nuk nvaret se a e njohjet. Ne jemi në një situatë që kemi pesë vende të Bashkimit Evropian që nuk na kanë njohur dhe BE që mban qasje neutrale ndaj statusit“, shtoi ish-kryeministri. /ATV LIVE/


