Lajme

Ironizon Rukiqi, publikon foto të urës së papërfunduar të Badovcit: Pamje nga fillimi i punimeve në fabrikën e municionit

11/27/2024 22:32
nga:Sh R

Berat Rukiqi nga Lidhja Demokratike e Kosovës ka ironizuar me paralajëmrimin e zyrtarëve qeveritarë për hapjen e fabrikës së municionit në Kosovë dhe laboratorëve për dizajnimin e dronëve.

Ai në një postim në Facebook, ka publikuar një fotografi nga ura e Badovcit punë e cila ka nisur tash e shumë kohë nga Ministria e Mjedisit , Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, dhe nuk është finalizuar ende.

“Pamje nga fillimi i punimeve në fabrikën e municioneve – Badofc 2024”, shkroi Rukiqi.