Lajme

Irani heq pezullimet e fluturimeve të vendosura pas raportimeve për shpërthime

04/19/2024 08:07
nga:Sh R

Irani ka hequr pezullimet e fluturimeve të vendosura pas raportimeve për shpërthime pranë një baze ushtarake në provincën Isfahan, sipas zëdhënësit të Organizatës së Aviacionit Civil.

“Ju informojmë se kufizimet operacionale të vendosura në aeroporte janë hequr dhe linjat ajrore lejohen të kryejnë fluturime të rregullta”, tha zëdhënësi.

Fluturimet kanë rifilluar në Aeroportin Mehrabad dhe Aeroportin Ndërkombëtar Imam Khomeini, dy aeroportet kryesore në kryeqytetin e Iranit, Teheran, pasi u pezulluan më herët gjatë ditës së sotme.

Irani më herët kishte pezulluar përkohësisht të gjitha fluturimet që drejtoheshin në qytetet e “Tehranit, Isfahanit dhe Shirazit, aeroportet e Perëndimit, Veriperëndimit dhe Jugperëndimit”, raportoi televizioni shtetëror Mehr.

Fluturimet dalëse u anuluan gjithashtu për një kohë të shkurtër, shkruan CNN