Lajme

Iraku ekzekuton 11 terroristë të dënuar

05/07/2024 07:21
nga:Y I

Njëmbëdhjetë persona u ekzekutuan sot në një burg në qytetin Nasiriyah në jug të Irakut, njoftuan mediat lokale.

Ekzekutimet u kryen pasi të pandehurit u gjetën fajtorë dhe u dënuan me vdekje për krime terrorizmi, konfirmuan për Reuters dy burime të paidentifikuara të sigurisë.

Sipas të dhënave të Amnesty International, në vitin 2022 janë regjistruar 883 ekzekutime në mbarë botën, por në këtë numër nuk përfshihet Kina, e cila nuk publikon informacione për ekzekutimin e dënimit me vdekje.

Kjo organizatë njoftoi në raportin e saj vjetor se 88 për qind e të gjitha ekzekutimeve në botë në vitin 2022 janë kryer vetëm në katër vende – Irak, Iran, Egjipt dhe Arabinë Saudite.