Manchester United dhe Fulham luajtën me rezultat të barabartë 1 me 1.
“Djajtë e kuq” zhbllokuan sfidën në minutën e 15’ me një gol spektakolar të sulmuesit uruguaian Edinson Cavani, ndërsa Fulham riktheu baraspeshën me Bryan në minutën e 76’ dhe më pas rezultati mbeti i pandryshuar deri në fund.
Pas ndeshjes, Paul Pogba dhe Amad Diallo e shpërfaqen një flamur të Palestinës gjë që nxiti reagimin e opinionit publik atje.
Në lidhje me këtë gjë ka reaguar edhe trajneri i kësaj skuadre, Ole Gunnar Solskjaer.
Ole Gunnar Solskjaer thotë se pikëpamjet e lojtarëve duhet të respektohen nga të gjithët dhe se nuk duhet të ketë reagime ndaj tyre.
Ole Gunnar Solskjaer says the views of players must be respected after Paul Pogba and Amad Diallo held up a Palestine flag following Manchester United's draw with Fulham pic.twitter.com/iPO1FBRqcw
— Sky Sports News (@SkySportsNews) May 19, 2021


