Lajme

Ipko bënë ftesë për ofertim

05/24/2022 08:00
nga:K G

Ftesë për aplikim – Funizimi dhe montimi i klimave në dyqanin e IPKO-s në Prishtine

Të nderuar,

IPKO Telecommunications fton të interesuarit për aplikim/ofertim konkurues për “Funizimi dhe montimi i klimave”.

Dokumentacioni me kushtet e përgjithshme për aplikim/ofertim mund të tërhiqet prej datës 24 deri me 27 Maj 2022 në ndërtesën e IPKO-s në Rr. Zija Shemsiu nr.34, Ulpianë, Prishtinë.

Në rast të interesimit, ju mund ta dërgoni ofertën tuaj në adresën e poshtëshënuar, jo më larg se 31.05.2022, ora 11:00. Oferta duhet të jetë e futur në zarf/ambalazh sipas udhëzimeve të dokumentacionit me kushtet e përgjithshme për ofertim, dhe të shënohet qartë me titullin e qëllimit.