Sporti

Inzaghi mban skuadrën me këmbë në tokë: Nuk jemi më të fortët, kemi rrugë të gjatë përpara

09/16/2023 21:55
nga:E K

Simone Iznaghi përpiqet ta mbajë skuadrën e tij me këmbë në tokë pas triumfit të jashtëzakonshëm në derbin e Milanos.

A jemi ne skuadra më e fortë në Itali? Absolutisht jo. Ne patëm një derbi të madh, ishim gjithmonë të fokusuar, shënuam gola në momentet e duhura dhe duhet t’i përgëzoj djemtë, pr e dimë që nuk është asgjë, jemi vetëm në fillim të sezonit, duhet të vazhdojmë kështu, tani vjen pjesa e vështirë, me shumë ndeshje.

Mkhitaryan? Ne e njohim të githë. Shikoj se çfarë japin djemtë e mi në stërvitje, isha pak i shqetësuar pas pushimit, duke pasur parasysh edhe rikthimet në minutën e fundit, por djemtë më kanë treguar se janë gati për ndeshje si kjo. A jam unë mbreti i derbit? Jam jashtëzakonisht i kënaqur për njerëzit tanë, për klubin dhe për presidentin. Katër derbit e fituara vitin e kaluar na bënë të fitojmë një trofe dhe arrijmë në finalen e Ligës së Kampionëve, por tani jemi vetëm në ditën e katërt, kampionati është i gjatë dhe i hapur.”

Zëvendësuesit janë gjithashtu thelbësorë : “Pakina e gjatë është shumë e rëndësishme, tani do të luajmë çdo tre ditë dhe do të ketë vend për të gjithë. Goli i Leaos erdhi në një moment që nuk kishte shenja të veçanta, ndoshta duhet të kishim dribluar më mirë, por më pas zëvendësimet na dhanë një ndihmë të madhe”.

Në mesin e protagonistëve të mëdhenj të derbit ishte edhe Marcus Thuram : “Marotta dhe Ausilio e donin dimrin e kaluar, unë që nuk e njihja, kisha folur edhe me Deschamps për të, ai është një futbollist me cilësi të mëdha dhe po ashtu. Një djalë shumë i mirë që na ka bërë menjëherë ta dua. Ne ndryshuam 12 lojtarë dhe kjo nuk është gjë e vogël, sezoni i vitit të kaluar na dha një ndërgjegjësim të madh, por tani vjen pjesa e vështirë dhe duhet të jemi gati”.