Monza i shkaktoi dje befasi Interit duke e mposhtur në shtëpi me rezultat 0-1.
Caldirola shokoi skuadrën e drejtuar nga Inzaghi në minutën e 78’të të takimit, kurse Nerazzurët nuk arritën që të barazojnë pavarësisht se kishte mbi dhjetë minuta deri në fund, shkruan GazetaBlic Sport.
Pas ndeshjes për media foli trajneri i Inter, Inzaghi i cili tha se skuadra e tij është ende në objektiva të caktuara paraprakisht.
“Ekipi pati një pjesë të parë të mirë që meritonte qartësisht më mirë, pastaj sa më gjatë që vazhdoi pa gol, ne u tensionuam dhe humbëm formën tonë. Është një fotokopje e ndeshjeve kundër Fiorentinës dhe Salernitanës, jemi të zhgënjyer dhe të zemëruar”,- u shpreh fillimisht tekniku italian.
“Nuk është e vërtetë që ne nuk na intereson Seria A dhe duam vetëm të rrisim lojën tonë në garat e kupave. Ne donim shumë të fitonim dhe ky rezultat negativ ngadalëson përparimin tonë në ligë. Ndoshta skuadra ndjen presionin që na duhen vërtet pikë në Serie A dhe kjo na bën të frustruar, ne humbasim mprehtësinë tonë dhe nuk e lëvizim topin pastër.
Jemi vetëm dy pikë larg Milanit dhe ka shumë ndeshje përpara, kështu që kemi shumë kohë për ta kompensuar atë. Ne jemi ende në garë për të gjitha objektivat tona”,- tha në fund të fjalës së tij, tekniku Inzaghi


