Sporti

Inzaghi: E donim me çdo kusht, Asllani po tregon personalitet të madh

07/13/2022 14:09
nga:Mergim Rreci

Simone Inzaghi ka folur për Kristjan Asllanin, pas paraqitjeve të mira të bëra me Interin në miqësoret e para.

“Ne e donim me çdo kusht Asllanin në ekip. Ai ka treguar personalitet të madh në ditët e para me ne, pavarësisht se është shumë i ri.

Në atë rol luan Brozovic, por Asllani do të jetë një vlerë e shtuar gjatë sezonit”, ka deklaruar trajneri Inzaghi.