Bitcoin është një kriptovalutë e cila është e shpikur nga Satoshi Nakamoto. Në lidhje me çështjen e kriptovalutave në vendin tonë, investimin e tyre dhe moshat të cilat janë duke investuar, në një intervistë për GazetaBlic, ka folur eksperti i kriptovalutave, Granit Kadolli.
Çfarë është termi bitcoin?
“Termi Bitcoin është një monedhë (coin) dixhitale e cila ka të bëjë me bit dhe është një termë kompjuterik, ata që e kanë krijuar e kanë lidhur me çështjen që është dixhitale dhe është një bitcoin dixhitale e cila është në një platformë të kompjuterit”, tha ai.
Për ekspertin e kriptovalutave në shtetin e Kosovës, është duke u investuar edhe nga moshat e mëdha përpos moshave të reja.
“Sa kam mundur të arrij të shoh në dy ose tri rrjete sociale, është diskutuar që në Kosovë, është investuar shumë nga të rinjtë dhe ndoshta edhe nga moshat 50, 60 vjeçare, më kanë shënuar që kanë investuar të cilët nuk kanë pasur shumë njohuri por kanë filluar të marrin njohuri në internet, e dinë gjuhën angleze dhe kanë informata se ka mungesë të informatave shqipe shumë pak”, theksoi ai.
Në lidhje me interesimin e popullatës kosovare për çështjen e kriptovalutave, eksperti i kriptovalutave tha se ky sektor është i interesuar mjaftueshëm mirë.
“Sa kam dëgjuar unë ka hapje të Exchange-ave (këmbimore) në Prishtinë që janë hapur të cilët bëjnë këmbime të ndryshme valutore Euro – Dollarë në kripto valuta apo edhe Bitcoin. Prej friend- save në rrjetet sociale: Facebook, Instagram dhe Twitter, më shënojnë se diskutohet se ka ngritje të vlerës së Bitcoin, shoh që ata janë aktivë dhe kanë investim. E mira e kësaj pune është se është trendi dhe e tërë popullata ka njohuri të mira, aktivitete dhe ka një interesim goxha”, tha ai.
Kadolli ka treguar ngritjen më të madh të vlerës së Bitcoin në Kosovë.
“Ngritja më e madhe ka qenë në vitet 2017, 2018 arsyeja se në atë kohë Bitcoin ka qenë shum lirë, në fillim vit ka qenë dikur 1800 dollarë dhe ka përfunduar rreth 90 mijë dollarë, kurse tani është problem dikush për ta blerë një Bitcoin kur e di qe ka qenë 1800 dollarë”, tha tutje ai.
A duhet të shihet Bitcoin si një e ardhme?
“Si Bitcoin apo edhe platformat tjera të kripto valutave nëse ka prej atyre që e shohin si të ardhme e mbajnë një valutë, ka edhe prej atyre që e shfrytëzojnë për të blerë një kriptovalutë në vlerë 100 dollarë. Kriptovalutat janë shumë të qëndrueshme dhe kanë për të vazhduar me qenë të qëndrueshme. Kriptovalutat janë ato që i kanë shtyrë shtetet si Amerika dhe Kina, të kenë Blockchain të hapur e cila tregon se qdo transaksion, si psh çdo pagë që ne e marrim i shehë institucioni i shtetit, nuk mundet askush m’ju ikë tatimit dhe as taksave, ndoshta mund të jetë shkelje e privatësisë përshkak se dihet se ku ke qenë që është bërë pagesa”, potencoi eksperti i kriptovalutave.
I pyetur se çfarë është Blockchain, Kadolli potencoi se ky është një rrjet i kriptovalutave.
“Kriptovalutat janë të bazuara në Block-chain. Block-chain (blloqe zingjiror) është rrjeti i tyre. Secili coin apo shumica e tyre e kanë Blockchain-in e vet. Këto të gjitha janë të rregulluara që funksionojnë me internet dhe nuk ka para fizike, e cila faktikisht nuk është edhe para fizike por vetëm dixhitale. Shuma e parave del prej llogarisë tuaj personale në biznes të caktuar që ju e keni realizuar një shërbim. Kjo është një Blockchain i cili është i hapur, është pak më ndryshe se platformat e bankave, bankat janë, Off-Chain (jashtë zingjirit) të cilat nuk funksionojnë si blockchain dhe janë të mbyllura ”, tha tutje ai.
Kadolli theksoi se në investimin e kriptovalutave nuk ka mundësi të këtë shmangje të tatimit.
“Ndoshta është mirë sepse shteti t’i monitoron shpenzimet edhe njëra prej arsyjeve të mëdha, është se duhet të largohen parat cash sepse nuk mundesh me vëzhgu, ndërsa kriptovalutën e vëzhgon. Me kriptovalutë nuk mund t’i shmagesh tatimit sepse dihet adresa e jote që ti e ke. Nëse në këtë llogari t’i futë para cash, shteti ka drejtë të thërrasë të pyesë se ku i ke marrë ato para cash dhe a e ke paguar tatimin”, u shpreh ai.
Në lidhje me njohuritë për fillestarët që duhet të hyjnë në investime për kriptovaluta, Kadolli tha se në këtë sektor duhet të veprohet me gjakftohtësi, për shkak se kjo ndikon në veprimin që duhet të realizohet ndryshe.
“Personi duhet të ketë përvojë, por ka shumë kanale sot në Youtube që i ofrojnë se si duhet të blihet dhe sa shkon vlera, si është ngritja që tregon vlerën dhe shitjen. Nëse 10 dollarë i kishim vendosur t’i fusim diku, duhesh me pas kujdes se kur ke kujdes dhe mundësi grumbullimi, pastaj me 1 mijë dollar e ke më lehtë se je më i përgatitur. Faktikisht shumë kanale, bloga, blogera, vloga dhe podcast-era që shkruajnë janë shumica në gjuhën angleze, shumica e popullatës e dinë problemi është që euforia mos të ketë veprim me gjaknxehtësi por me gjakftohtësi, mund të mos reagojnë mirë sepse ështe element që gjaknxehtësia ndikon në shëndetin tuaj dhe ju mendoni ndryshe dhe e bën një veprim që nuk është dashur të bëhet fare në të cilën hupet vlera”, përfundoi eksperti i kriptovalutave Granit Kadolli.
Bitcoin arriti vlerën më të lartë të të gjitha kohërave