Një ngjarje e rëndë është duke u zhvilluar në Majac, ku njësitë e FIT-it kanë ndërhyrë në një rast me pasoja të rënda.
Sipas informacioneve të Sinjalit, gjatë ndërhyrjes është gjetur një grua rreth 70 vjeçare me lëndime të rënda në pjesën e kokës.
Dyshimet e para janë se ajo është qëlluar me armë nga vajza e kunatit të saj, e cila po ashtu dyshohet të jetë e përfshirë në ngjarjen e rëndë që tronditi zonën.
Ekipet emergjente janë në vendin e ngjarjes dhe po merren me trajtimin e të lënduarës, ndërsa Policia po zhvillon operacionin dhe hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave.
Policia ndërhyn në shtëpinë ku fshihej e dyshuara, gjen dy persona të plagosur me shenja jete
Ngjarje e rëndë në Majac të Podujevës, raportohet për një viktimë


