Drejtori ekzekutiv i Interit, Beppe Marotta raportohet se ka kontaktuar agjentët e Paulo Dybala për të kuptuar kufijtë e një lëvizjeje për yllin e Romës.
Nerazzurrët ishin një nga klubet e interesuar seriozisht për nënshkrimin e sulmuesit argjentinas verën e kaluar pasi kontrata e tij skadoi me Juventusin, por ai përfundimisht u bashkua me skuadrën e Romës, duke nënshkruar një kontratë trevjeçare, përcjell GazetaBlic Sport.
Dybala shkëlqeu në sezonin e tij debutues në kryeqytetin italian, duke shënuar 18 gola dhe duke ofruar tetë asistime në 38 paraqitje në të gjitha garat, duke u bërë shpejt një i preferuar i tifozëve në klub.
Siç raportohet nga Corriere della Sera përmes Calciomercato.com, Marotta i telefonoi agjentët e Dybala së fundmi për të filluar diskutimin e një marrëveshjeje të mundshme për yllin e Romës këtë verë, në dijeni të klauzolës së lirimit në kontratën e tij.
29-vjeçari ka dy klauzola lirimi – e para është e vlefshme për klubet jashtë vendit dhe vlen 12 milionë euro, ndërsa e dyta raportohet se vlen rreth 20 milionë euro dhe gjithashtu mbështetet tek Roma që i jep dritën jeshile.
Marotta donte të kuptonte kostot e një marrëveshjeje të mundshme dhe nëse një gjë e tillë mund të bëhet në këtë verë.
/GazetaBlic Sport/


