Kanë përfunduar dy ndeshjet me fillim nga ora 18:45 në Ligën e Kampionëve.
Interi ka triumfuar me rezultat 0 me 2 në transfertë ndaj Viktoria Plzen, shkruan GazetaBlic Sport.
Edin Dzeko shënoi gol të bukur në minutën e 19-të, me sulmuesin boshnjak që e gjeti portën me anë të një finalizimi fantastik.
“Neruazzurët” e kishin dominimin e plotë edhe në pjesën e dytë, atje ku në minutën e 71-të, Dumfriez dyfishoi shifat në 0 me 2 dhe i siguroi tre pikët e para skuadrës së tij.
Në anën tjetër, ndeshja Sporting – Tottenham pati një fund të “çmendur”. Skuadra vendase shënoi dy gola në minutat shtesë, duke triumfuar me rezultat 2 me 0 ndaj skuadrës angleze.
/GazetaBlic Sport/


