Sporti

Interesimi për ndeshjen Drita – Viktoria Plzen është i madh, premtohet mbushja e stadiumit

07/31/2023 16:56
nga:E K

Drita dje ka lajmëruar për shitjen e biletave për ndeshjen kthyese të skuadrës kosovare ndaj Viktoria Plzen në kuadër të Europa Conference League.

Ndeshja kthyese do të zhvillohet të enjten në stadiumin “Fadil Vokrri” aty ku pritet interesim i madh i shikuesëve për ta parë ndeshjen nga afër, për shkak edhe të rezultatit të favorshëm që Drita mori në udhëtim duke barazuar me rezultat 0-0 me skuadrën çeke.

Drejtori sportiv i Dritës, Valon Zymberi për “GazetaBlic Sport” konfirmoi interesimin e lartë të tifozëve vendas për këtë ndeshje duke potencuar se beson që stadiumi do të jetë i mbushur plotë.

“Interesimi është jashtëzakonisht i madh. Nuk mund të flas me shifra, por që stadiumi do të jetë i mbushur plotë kjo është e sigurtë”, tha Zymberi për “GazetaBlic Sport”.

Çmimet për biletat në dispozicion janë:
• Veri 3 euro
• Lindje 5 euro
• Perëndim 7 euro
• VIP 25 euro (katering all inclusive)

/GazetaBlic Sport/