Sporti

Interesim tepër i madh nga tifozët bullgarë për ndeshjen Levski – Shkupi

08/01/2023 14:12
nga:Lorik J

Drejtuesit e Levskit kanë bërë me dije se do të dalin edhe 1000 bileta në shitje për ndeshjen e kthimit me Shkupin, e cila luhet të enjten (3 gusht), në orën 20:00.

Biletat për Sektorin A, B dhe C u shitën në më pak se një orë pas interesimit të madh të tifozëve bullgarë. Prandaj, klubi ka vendosur të lëshojë edhe 1000 bileta të tjera të mundshme për Sektorin G.

Kjo u bë e mundur pasi nuk do të ketë udhëtim nga ‘Shvercerat’.

Vendimi për të mos lejuar tifozët e Shkupit në ndeshjen në stadiumin “Georgi Asparuhov” është marrë nga UEFA pas një takimi ndërmjet përfaqësuesve të dy klubeve dhe anëtarëve të federatave të futbollit të Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut.

/GazetaBlic Sport