Sporti

Inter Turku rikthehet tek fitorja, triumfon bindshëm në kampionatin finlandez ndaj Lahti

06/23/2022 09:49
nga:Lorik J

Inter Turku ka triumfuar bindshëm në kampionatin finlandez ndaj ekipit Lahti.

Inter Turku ka shënuar fitore me rezultatin e thellë 5-1 ndaj Lahti, për t’u rikthyer tek fitorja dhe për të marrë tre pikë me rëndësi, shkruan GazetaBlic Sport.

Forsell, Kallman x2, Haro dhe Ruxi shënuan për Inter Turkun, kurse golin e nderit për Lahti e realizoi futbollisti kosovar, Altin Zeqiri.

Kujtojmë se Inter Turku është rikthyer tek fitorja pas dy ndeshjeve ku barazoi në kampionatin elitar në Finlandë.

Ekipi kosovar, FC Drita do të ballafaqohet me Inter Turkun në Conference League.

/GazetaBlic Sport