Pas fitores minimale 1-0 ndaj Cagliarit, falë golit të Mateo Darmian, Interi arrin një tjetër rekord për këtë sezon.
Sipas faqes së statistikave “OPTA Paolo”, skuadra zikaltër është impenjuar në 77 minuta për të zhbllokuar sfidën ndaj Caglairit, dhe nuk kishte shënuar kurrë një gol nga rezultati 0-0 kaq vonë në minutazh në këtë kampionat.
Interi renditet e para në klasifikimin e Serisë A duke qenë pretendentja kryesore e fitimit të titullit kampion, sakaq në vendin e dytë lë pas Milanin me +11 pikë dhe në vendin e tretë Juventusin me +12 pikë.


