Lajme

Inteligjenca britanike: Rusia po bombardon zonat e banuara

05/17/2022 12:26
nga:Astrit Gashi

Ministria britanike e mbrojtjes ka publikuar raportin e saj ditor për konfliktin në Ukrainë dhe paralajmëron se shkalla e shkatërrimit në Chernihiv është një shenjë ogurzezë për javët e ardhshme.

Në raport u vlerësua se rreth 3,500 ndërtesa janë shkatërruar në rajonin në veri të Kievit, me 80% të këtij dëmi të shkaktuar në strukturat e banimit.

“Shkalla e këtij dëmi tregon gatishmërinë e Rusisë për të përdorur artileri kundër zonave të banuara, duke pasur parasysh minimalisht diskriminimin ose proporcionalitetin,” sipas inteligjencës britanike.

“Në javët e ardhshme, Rusia ka të ngjarë të vazhdojë të përdorë sulmet masive të artilerisë, ndërsa përpiqet të përparojë në Donbas.”