Sporti

“Intelektualët” nuk dorëzohen, vazhdojnë bojkotin

03/03/2024 22:08
nga:Lorik J

Tifogrupi i Dritës, Intelektualët kanë njoftuar se bojkoti i tyre do të vazhdojë.

Ky tifogrup, një prej më të zjarrtëve në vendin tonë – do vazhdojë bojkotin për ekipin e futbollit të Dritës, përcjell GazetaBlic Sport.

Ata kanë theksuar në komunikatë se bojkoti tani nuk do jetë veç i heshtur.

Ja njoftimi i tyre:

“INTELEKTUALËT VAZHDOJNË BOJKOTIN !
Në takimin e fundit që e kemi mbajtur, ne si tifogrup kemi vendosur që t’a vazhdojmë bojkotin e filluar më 27 nëntor.
INTELEKTUALËT i bëjnë thirrje të gjithë atyre që e ndjejnë vetën pjesë e jona që t’a respektojnë vendimin e tifogrupit dhe t’i qëndrojnë prapa atij.
Përgjatë kësaj mbledhje është vendosur poashtu për hapat e rradhës që do t’i ndërmarrim.
Jemi dakorduar për të gjitha format dhe hapat që do t’i shihni përgjatë ditëve në vijim.
Bojkoti më nuk do të jetë i heshtur”, shkruhet në njoftim.

Kujtojmë se tifozët janë në bojkot, pasi duan largimin e drejtorit sportiv, Valon Zymberi.

/GazetaBlic Sport