Lajme

Infermierja kosovare që qëndroi me muaj larg familjes vetëm për të kontribuar në QKUK gjatë pandemisë, largohet nga puna

06/19/2021 20:40
nga:M K

Infermierët padyshim se kanë luajtur rol të rëndësishëm në luftën kundër pandemisë.

Por, duket se kjo epokë nuk ka qenë mjaftueshëm bindëse për njërën prej tyre, përcjell GazetaBlic.

Mirjeta Gashi, e cila me muaj kishte qëndruar larg familjes vetëm për të kontribuar në QKUK, gjegjësisht në luftën ndaj koronavirusit, është larguar nga puna në mungesë të fondeve.

Këtë e konfirmoi vetë ajo përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, duke thënë se shpeshherë pagesat i kishin më të vogla sesa disa prej kolegëve.

Më poshtë edhe postimi i plotë.

Ishte pikërisht data 21.10.2020, kur pasi kisha vendosur të largohem nga vendi im për punësim jashtë vendit më mbajti përsëri të lidhur këtu.
Vendosa t’i shërbej vendit tim, me dijen që unë e fitova këtu që t’u shërbej popullit tim në një kohë kur shumë nga ju u izoluat në shtëpi, e kishit frikë të dilnin edhe për blerje ushqimore, e une në atë kohë me vullnet e përkushtim të madh, shkoja çdo ditë në punë.
Vendosa të rrezikoj veten dhe familjen time, për t’i dalur në ndihmë shumë prej atyre që i preku një armikë i padukshëm. E për të mbrojtur prindërit e mi, gjyshërit dhe të tjerët sakrifikova. Unë ndjeva mall për ta, u bëra e huaj dhe komunikoja me ta vetëm në telefon, por s’ka gjë ishin kohë të vështira për të gjithë.
Duke mos mjaftuar vetëm kjo, kaluan 8 muaj e nuk jemi ankuar as edhe njëherë, as kur u diskriminuam nga mospagesa e kujdestarive të natës, e as nga mosdhënia e shtesave.
Nuk e refuzuam as një punë. Madje nuk u ndjem as lakmitar kur kolegët tanë paguheshin dyfish më shumë se ne, për punën e njejtë. E këtë unë e quajë dashuri për profesionin.
Dua ta dini një gjë, puna dhe mundi jonë dhe i shumë të tjerëve aty, nuk do të mund të paguhet kurrë me para.
Nuk paguhen me para lotët e nënës që lutej që i madhi Zot të më ruante çdo ditë që shkoja në punë.
Por, një gjë nuk e kam ditur, nuk e kam ditë që qenka kaq e vështirë ta fitosh një punë, nuk e kam menduar se interesat politike do më pengonin edhe mua në rrugën time dhe as edhe nuk e kisha paramenduar këtë, që mundi dhe sakrifica do më shpërblehej me largim nga puna.
Mirëpo, prap s’ka gjë…, ne do t’i lirojmë vendet tona të punës, madje shumë prej nesh do të largohemi edhe shumë shpejtë nga ky vend.
Të dashur prindër, dua të ju falenderojë që me të gjitha vështirësitë e jetës më rritët, më edukuat, më shkolluat në mënyren më të mirë për të më pasur pranë vetës, më falni mirëpo unë duhet të largohem, mos u ndjeni keq sepse nuk jam vetëm, kam dhe shumë të tjerë me vete.
Më vjen keq nanë, por lutjet tua nuk u pranuan!
Uroj që ta keni shëndetin!
NE E PROVUAM, U MUNDUAN POR NUK JA DOLËM!
Me Respekt Mirjeta Gashi

Imunizimi masiv në Kosovë, synohet vaksinimi i 320 mijë qytetarëve në muaj

/GazetaBlic/