Lajme

Infermierët në grevë njëorëshe

04/05/2022 08:42
nga:Astrit Gashi

Shoqata Sindikale e Infermierëve, mamive dhe profesionistëve të tjerë shëndetësor kanë hyrë sot në një grevë njëorëshe.

Ata po kërkojnë rritjen e koeficientit të pagave, pagesës së ndërrimit të natës etj.

“Gjatë zhvillimit të aktivitetit sindikal, duke filluar nga ora 08:00 deri në orën 09:00 nuk do të ofrohen shërbime infermierore në albulancat specialistike, shërbimet infermierore në klinika të QKUK-së ( përveç dhënies së terapisë për pacientët aktualisht të hospitalizuar dhe rastet emergjente )”, thuhet në njoftimin e kësaj shoqate.