Ish-lojtari i kombëtares zvicerane dhe Tottenham, Ramon Vega, njoftoi kandidaturën e tij për president të FIFA-s dhe bëri kritika serioze ndaj menaxhmentit aktual të selisë së futbollit botëror.
Vega, 55 vjeç, ka 23 ndeshje për Zvicrën dhe ka luajtur për Tottenham, Celtic, Watford dhe Cagliari.
Pasi u tërhoq nga futbolli në vitin 2004, ai iu drejtua sektorit financiar.
“Unë po kandidoj për të bashkuar familjen botërore të futbollit, për të zbatuar reforma të vërteta dhe të qëndrueshme, për të modernizuar FIFA-n për shekullin e 21-të, për të rivendosur stabilitetin dhe besimin që sporti ynë ka nevojë urgjente”, tha Vega.
“Futbolli është në dhomën e urgjencës, në mbështetje jetësore. Nuk mund të presim më gjatë. FIFA-s i duhet një drejtim i ri dhe një reformë themelore. Duhet të bashkojmë familjen e futbollit, të rivendosim besimin, të sjellim stabilitet dhe të modernizojmë qeverisjen e FIFA-s. Kjo kërkon ndryshime vendimtare, jo vetëm rregullime kozmetike”, tha Vega.
/GazetaBlic Sport


