Lajme

Imri Ahmeti: Topliqani i bashkuar për fitore

09/23/2025 20:30
nga:G B

Kandidati i LDK-së për kryetar të Lipjanit, Imri Ahmeti, ka thënë se në tubimin e mbajtur me qytetarë në Topliqan, u tregua qartë se Lipjani do ta vazhdojë progresin, raporton Gazeta Blic.

“Programi ynë për katër vitet e ardhshme është një plan i matshëm, i bazuar në llogaritje të sakta buxhetore, që garanton investime konkrete dhe ndryshime të prekshme për çdo qytetar”, ka shkruar ai.

Postimi i tij i plotë:

Topliqani i bashkuar për fitore!

Sonte energjia dhe entuziazmi i qytetarëve dhe të rinjve në Topliqan treguan qartë se Lipjani do të vazhdoj progresin.

Programi ynë për katër vitet e ardhshme është një plan i matshëm, i bazuar në llogaritje të sakta buxhetore, që garanton investime konkrete dhe ndryshime të prekshme për çdo qytetar.

Faleminderit Topliqan!

Përtej fjalëve, me punë për Lipjanin!

#LDK113