Imri Ahmeti, kandidat i LDK-së për kryetar të Lipjanit, ka thënë se mbështetja nga Qylaga është e qartë, fitore, raporton Gazeta Blic.
Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se në këtë fshat kanë marrë mbështetje të jashtëzakonshme dhe se banorët e tij duan të vazhdojnë me punët konkrete e jo kthim pas.
Postimi i tij i plotë:
Mbështetja nga Qylaga është e qartë, fitore!
Si gjithmonë, sonte në Qylagë na pritën me mbështetje të jashtëzakonshme. Më të gatshëm se asnjëherë tjetër për fitoren e madhe që po vjen.
Ata duan të vazhdojmë së bashku punët konkrete, jo kthimin pas. Me përkushtim dhe bashkëpunim, vazhdojmë vizionin e së ardhmes.
Faleminderit Qylaga!
Besimi i qytetarëve është themeli i fitores sonë.


