Sporti

Immobile: Kam shënuar 200 gola, po njerëzit nuk kënaqen kurrë – Spalletti trajner shumë motivues

10/15/2023 08:31
nga:E K

Kapiteni i Lazios, Ciro Immobile, ka dhënë një intervistë për mediet italiane ku ka folur për golat e shumtë të shënuar, të cilat sipas tij njerëzit shpesh priren t’i nënvlerësojnë.

Sulmuesi më tej foli edhe për marrëdhënien me trajnerin aktual të Italisë, Spallettin, me të cilin u shpreh se kanë një lidhje të shkëlqyer.

“Unë fitova Këpucën e Artë, por ndoshta njerëzit prisnin më shumë gola nga unë. Në vend të 200, për ta duhej të bëja 400. Me Spallettin kisha një marrëdhënie të shkëlqyer, u kënaqa shumë që më dha shiritin e kapitenit, ishte një gjest i rëndësishëm që nuk e prisja. Telefonova menjëherë familjen time, u emocionova. Ai do të ketë një rrugë të mbarë te Italia sepse flet shumë me lojtarët, motivimet janë thelbësore dhe ai gjithmonë arrin t’ua japë të gjithëve. Nuk kam pasur problem me asnjë trajner, e gjitha është krijuar nga jashtë, sot më kritikojnë edhe ata që nuk i shohin ndeshjet është në modë”-deklaroi Immobile.