Sporti

Ilir Daja: Ky ishte derbi i nivelit të lartë, këtu nuk dominoi askush – kemi mentalitet fituesi, nuk dorëzohemi kurrë

04/20/2024 17:03
nga:E K

Derbi i sotëm mes Ballkanit dhe Dritës dhuroi spektakël për adhuruesit e futbollit.

Ballkani dhe Drita barazuan me rezultat 2-2, shkruan GazetaBlic Sport.

Të parët në avantazh kaluan gjilanasit me golin e shënuar nga Blerim Krasniqi, kurse 4 minuta më pas barazoi Halili. Huruglica shënoi në minutën e 89’të të takimit për t’i dhënë edhe njëherë epërsinë skuadrës së tij. Pikërisht kur u mendua se Drita po arkëtonte tre pikët e arta, Nazmi Gripshi realizoi në minutën e 93’të për të barazuar përfundimisht rezultatin në 2-2.

Pas ndeshjes për media foli trajneri i Ballkanit, Ilir Daja.

“Do të thoja ky derbi ishte në nivel shumë të lartë. Pika u meritua nga dy skuadrat. Karakteri na mbajti në lojë që nuk dorëzohemi. Për të ardhur nga disavantazhi edhe nga goli i parë edhe te i dyti tregon se këta lojtarë kanë mentalitet fituesi. Këtu nuk dominoi asnjë. E dinim që do kishim presion të lartë. Kishim raste të shumta para portës. Loja ishte e barabartë nga të dy ekipet”, tha Ilir Daja.