Sporti

Ilir Daja flet pas fitores së thellë: Na vjen keq për gjendjen e Feronikelit, por na duhej ky rezultat

03/12/2022 15:12
nga:Mergim Rreci

Kanë përfunduar dy ndeshjet e ditës së sotme në Superligën e Kosovës.

Ballkani e ka mposhtur bindshëm skuadrën e Feronikelit. Suharekasit triumfuan me rezultat 6 me 0, shkruan GazetaBlic Sport.

Thaqi, Korenica, Baftiu, Zeka dhe Potoku dy herë shënuan golat e fitores.

Trajneri i kësaj skuadre, Ilir Daja u deklarua i kënaqur me rezultatin, por tha poashtu se i vjen keq për gjendjen e Feronikelit.

“Na vjen keq për situatën që është Feronikeli, por u detyruam të kërkojmë këtë rezultat. Qarkullimi i mirë i topit ishte gjëja më e mirë për ne në këtë ndeshje. Në ndeshjen e Kupës kundër Prishtinës duhet të qasemi me kujdes, është sfidë me dy ndeshje, do të bëjmë maksimumin“, tha Daja.

/GazetaBlic Sport/