Sporti

Ilir Daja: Fitoren ia dedikojë të gjithë trajnerëve, të çfardo kategorie, edhe të grupmoshave

08/31/2023 23:01
nga:Lorik J

Skuadra kosovare, FC Ballkani ka arritur një tjetër sukses historik në garat evropiane, duke siguruar kështu kualifikimin në grupet e Conference League.

Kampionët e Kosovës kanë fituar ndaj BATE Borisov me rezultatin e përgjithshëm 4-2 në “Play Off”, duke siguruar kështu kualifikimin e madh në grupet e Conference League, shkruan GazetaBlic Sport.

Trajneri i Ballkanit, Ilir Daja u shpreh tejet i lumtur me këtë sukses që arriti ai me skuadrën e tij.

“Ishte si një ëndërr e çmendur. Ky kualifikim i shkon gjithë Suharekës, Ballkanit, tifozëve tanë, gjithë Kosovës, sepse kemi prezantuar gjithë futbollin kosovar, ndihem i përulur para çdo tifozi kosovar që na ka mbështet në këtë rrugëtim”, tha fillimisht ai.

“Unë kualifikimin Suharekës e Kosovës, fitoren ia dedikojë të gjithë trajnerëve, të çfardo kategorie, edhe të grupmoshave”, përfundoi Daja.