Sporti

Ilir Daja: Do jetë ndeshje e vështirë ndaj Ludogoretsit, por ne nuk do ta parkojmë autobusin

07/10/2023 18:35
nga:Lorik J

Ilir Daja, trajneri i Ballkanit thotë se skuadra e tij është shumë e motivuar për ndeshjen e nesërme.

Ballkani do të ballafaqohet nesër me Ludogorets me fillim nga ora 20:45, në kuadër të ndeshjes së parë të fazës kualifikuese për Champions League, shkruan GazetaBlic Sport.

Ilir Daja potencon se skuadra e tij nuk do ta parkojë autobusin ndaj asnjë kundërshtari.

“Na pret një ndeshje e vështirë, por këto janë të bukura për tu luajtur, sepse nuk ke nevojë t’i motivosh lojtarët. Do bëjmë të njëjtën lojë, kemi disa mënyra për t’u përballur me kundërshtarin, por në asnjërën prej tyre nuk kemi punuar për t’u mbrojtur. Ekipi është i orientuar drejt respektit të kundërshtarit dhe respektit të vetes tonë. Ne kemi eksperiencë historike, kemi pothuajse të njëjtën ekip, përveç Ermal Krasniqit. Nuk do parkojmë autobusin ndaj asnjë kundërshtari”, tha Daja në konferencë për shtyp.

/GazetaBlic Sport