Lajme

IKShPK: Kujdes për personat e ndjeshëm, ajri jo i shëndoshë

01/16/2024 21:55
nga:Sh R

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, rekomandon të bëjnë kujdes personat e ndjeshēm, pasi që ajri është jo i shëndoshë.

“Kujdes pēr personat e ndjeshēm! Ajri jo i shëndoshë”, thuhet në njoftimin e tyre në Facebook.

IKShPK rekomandon popullatën të reduktojnë daljet në vendet e me ajërt të ndotur, në mëngjes dhe mbrëmje, sidomos për personat që kanë sëmundje kronike kardiovaskulare dhe respiratore, fëmijët dhe shtatzënat.